Aktualitet

3 milionë shqiptarë kundër ca derrave zuzarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 22/02/21 |
Bledar Kurti

30 vite më parë ra busti i diktatorit, por jo ata që e ngritën, e puthën, e adhuruan, e qanë dhe e kopjuan për tre dekada.





Pjellat e bijtë bastardë të atij regjimi e çuan deri në fund amanetin e izolimit, duke e mbajtur peng integrimin e Shqipërisë në botën e lirë.


30 vite më parë u largua babai im për një jetë më të mirë.




20 vite më parë u largova unë për një shkollim më të mirë.


Sot duan të largohen të gjithë fëmijët tanë nga vendi i pashpresë i mbjellë me farë diktature dhe komunizmi.


Një moçal shushunjash që ushqehen me gjakun e shqiptarëve. Vampirë të degjeneruar që shkatërrojnë kombin në fshehtësi dhe errësirë sepse kanë frikë nga drita dhe e vërteta.

Kërkohet revolucion mendimi.

Ky revolucion nuk kërkon gjakderdhje por vetëm arsyetimin më minimal: 3 milionë shqiptarë kundër ca derrave zuzarë. Kush do fitojë?

Për 30 vite kemi menduar se fitojnë ata. Sot duhet të zgjohemi. Fitojnë shqiptarët.

Fati dhe e ardhmja ka qenë, është e do të mbetet gjithmonë në duart e shqiptarëve, mjafton që populli ta kuptojë forcën që ka. Forcë që asnjë diktator, neomarksist apo transvestit politik nuk e mposht dot.

Kaq kërkohet për t’u çliruar dhe në të ardhmen e Shqipërisë nuk do ketë më kurrë asnjë dordolec, gaztor, krimb apo derr që do e çojë vendin dhe shqiptarët drejt greminës.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas