Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

3 muaj i vetëm në det të hapur për shkak të koronavirusit

by mapo.al
06/05/2020
in Aktualitet, Bota
0

Ndërsa pjesa më e madhe e botës qëndron e mbyllur në shtëpi prej muajsh, krejt e kundërta ka ndodhur me Wong Tetchoong nga Singapori, i cili ka kaluar rreth 3 muaj i vetëm në det të hapur për shkak të koronavirusit.

Një histori e denjë për film, të cilën 59-vjeçari e jetoi dhe për fatin e tij të mirë fundi ishte i lumtur, edhe pse mes vuajtjesh.



Ai u nis në lundrim me jahtin e tij modest më 2 shkurt, në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit, kur shumica e rasteve ishin ende të kufizuara në Kinë, nga ku shpërtheu edhe pandemia. Lundrimi i Wong nisi së bashku me dy miqtë e tij nga Indonezia, por më 28 shkurt aventura e tij mori një tjetër rrjedhë, kur mbeti i vetëm, pasi dy miqtë e tij u larguan në vendin e tyre, teksa po mbylleshin kufijtë për shkak të frikës nga Covid-19.

Wong kishte tentuar të ankoronte në Indonezi, por nuk arriti pasi rrymat detare ishin shumë të forta. Kështu, ai vendosi të lundronte drejt Papua Guineas së Re.

“Nga Indonezia lundrova për në Papua, por kur arrita atje, ata i mbyllën kufijtë dhe nuk më lejuan dhe vendosa të shkoj në ishujt Solomon”, është shprehur ai për “Fiji Sun”. “Edhe këtu nuk u lejova dhe vazhdova lundrimin drejt Tuvalu. Sërish e njëjta histori, por të paktën vendasit më siguruan ushqim të bollshëm”.

Lundrimi i Wong

Pasi u refuzua nga 3 shtete për shkak të mbylljes së porteve, Wong nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kthente “velat” e tij për në drejtim të ishujve Fixhi, një lundrim që i mori atij plot 6 ditë dhe 6 net në det të hapur.

Ai arriti në Fixhi më 28 prill dhe zbuloi se edhe aty siguria ishte rritur ndjeshëm. Megjithatë, 59-vjeçari nuk mund të largohej sërish pasi autopiloti i jahtit të tij ishte dëmtuar.

Dy net të tjera, ai qëndroi pranë portit, ku jahti i tij pësoi dëmtime të tjera nga era e forta dhe Marina e Fixhit e ndihmoi më në fund atë, ndërsa jahtin e ankoroi në port më 30 prill. “The Guardian” shkruan se Wong u lejua në Fixhi pas bisedimeve të qeverisë vendase dhe asaj të Singaporit.

Për “Fiji Sun”, Wong Tetchoong është shprehur se ai do të rikthehet menjëherë te gruaja dhe dy vajzat e tij në Singapor sapo kufijtë të hapen. “Është hera e parë që vij në Fixhi. Vendi këtu më pëlqen, por dua ta pranoj se nuk ishte një destinacion i planifikuar në këtë lundrim. Një falënderim i madh për Marinën vendase dhe qeverinë që erdhën dhe më shpëtuan”, ka thënë 59-vjeçari, i cili i shpëtoi dallgëve, por tashmë duhet të bëjë kujdes nga koronavirusi.

Tags: 3 muajdet te hapurhistori

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Merkel: Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh

Merkel: Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In