Robert Berisha deklaroi disa muaj më parë se ishte ndarë nga bashkëshortja dhe nëna e vajzës së tij, Nora Istrefi. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ai nuk ngurroi ta falenderonte këngëtaren për vitet e kaluara bashkë, si dhe për faktin që e bëri baba. Fill pas kësaj deklarate , të dy u përfolën gjerësisht për një lidhje të re dashurie.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, këngëtarët darkuan bashkë me një grup miqsh. Këtë e bëri të ditur vetë Roberti, duke postuar një foto nga darka. Eshtë ende e paqartë marrëdhënia e tyre, por risjellim në vëmendje se Roberti deklaroi pak ditë më parë se nuk i ka firmosur ende letrat e divorcit me Norën. Mos ndoshta vallë çifti është ribashkuar?