Aktualitet

3 punonjëse me COVID-19, mbyllet konsultorja e fëmijëve në Pogradec





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:46 - 20/06/20 |
mapo.al

Tre raste infektimesh u raportuan ditën e sotme në Pogradec, duke bërë që qyteti i njohur si zonë e gjelbër, të mos jetë më i tillë.


Mësohet se tre të infektuarit janë një mjek dhe dy infermierë, të cilët punonin në konsultoren e fëmijëve, e cila është mbyllur.


Kjo ka bërë që punonjësit e tjerë të karantinohen, në pritje të daljes së përgjigjes së tamponëve.


Po ashtu analizave po iu nënshtrohen kontaktet e të infektuarve, si dhe fëmijët dhe prindërit që kanë vizituar qendrën shëndetësore në ditët e fundit.


Autoritetet kanë bërë dezinfektimin e konsultores, teksa vijon hetimi epidemiologjik, për të zbuluar të infektuar të tjerë.

Në vendin tonë janë aktualisht 722 persona aktivë me Covid-19, në Tiranë 336; Durrës 143; Shkodër 116; Vlorë 49; Fier 31; Lezhë 14; Korçë 13; Elbasan 10; Kukës 7; Gjirokastër 2 dhe Berat 1.



CLOSE
CLOSE
Pas