Aktualitet

3 raste të reja me koronavirus në Gjirokastër, mes tyre një efektiv policie dhe nxënës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 28/09/20 |
mapo.al

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Gjirokastër.


Tre raste janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, mes tyre një nxënës në shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, një punonjëse fasonerie, si dhe një efektiv policie në DVP Gjirokastër.


Gjirokastra numëron deri më tani 75 raste aktive me Covid-19, që prej fillimit të pandemisë. Dje në të gjithë vendin u regjistruan 106 raste të reja, ndërsa 2 pacientë të infektuar humbën jetën.


Kujtojmë se numri total të infektuarven është 13153, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 375.




Etiketa: , , ,

Pas