Kronika

3 raste të reja me koronavirus në Krujë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 23/05/20 |
mapo.al

Kruja vijon që të mbetet një nga zonat e kuqe në vend, me raste sporadike të COVID-19, që kanë si pikënisje disa biznese fason në qytet dhe më pas u zgjeruan dhe te familjarët e personave të prekur.


Në 24 orët e fundit mësohet se janë zbuluar 3 raste të reja me koronavirus, të cilat kanë qenë raste kontaktesh të personave që janë infektuar më herët.


Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.


Në vendin tonë sipas deklaratës së djeshme të bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që u raportuan 12 raste të reja.


Deri dje janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1300 testime serologjike në personel shëndetësor dhe pacientë, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.


Etiketa: , ,

Pas