Aktualitet

3 të plagosurit në Elbasan nisen drejt Tiranës, efektivja jashtë rrezikut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 21/04/21 |
mapo.al

Tre të plagosur nga masakra e mesditës së sotme në Elbasan, janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.





Bëhet fjalë për Pavlo Vuksani (50 vjeç), Eltjon Bodinaku (32 vjeç) dhe  Emiljano Prenga (39 vjeç).


Fillimisht të plagosurit u dërguan në spitalin e Elbasanit. Por, gjendja e tyre e rënduar shëndetësore duket se kërkon mjekim më të specializuar.





E plagosura e katërt, efektivja e policisë Xhensila Sota (27 vjeç), mbetet e shtruar në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.



Ajo mori një plumb në këmbë dhe fatmirësisht, sipas mjekëve, gjendja e saj është e mirë.


Ka qenë drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla, ai që ka parë nga afër efektiven Sota.

Efektivja Xhensila Sota, e shtruar në spitalin e Elbasanit

LEXO EDHE:

“Po blejnë vota”- Dinamika e ngjarjes së Elbasanit nga denoncimi i PD te vrasja

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas