3 viktima, 181 raste të reja me COVID-19 dhe 105 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.
Shkon kështu në 303 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Lajm i mirë është se krahasuar me ditën e djeshme, ku janë regjistruar 16 jetë të humbura nga koronavirusi, numri i viktimave është në ulje.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9869”, thuhet në raportin e IKSHPK.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 105 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 5480 raste. Numri i rasteve aktive është 3961.