Aktualitet

3 të vdekur sot, 387 viktima nga koronavirusi në Shqipëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 30/09/20 |
mapo.al

Tre të vdekur nga koronavirusi regjistrohen sot në vend, duke e çuar në total numrin e viktimave në 387.


Ministria e Shëndetësisë bëri me dije në komunikimin e përditshëm për mediat se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 47-vjeçar nga Shkodra, një 72-vjeçare nga Elbasani dhe 57-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.


115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19, dhe numri i të shëruarve shkon në 7847 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, dhe 5 prej tyre në intubim.



Gjithashtu janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me Covid-19 në bashkinë e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Shijakut, Korçës, Kukësit, Beratit, Shkodrës, Krujës, Fierit, Malësisë së Madhe, Kurbinit, Lezhës, Hasit, Vlorës, Përmetit, Dibrës, Klosit, Patosit, Kavajës, Pogradecit, Sarandës dhe Delvinës.

Lexo edhe :  Vaksina anti-COVID/ BE dhe "Moderna" firmosin nesër për 160 mln doza

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)


Testime totale 88040

Raste pozitive 13649

Raste të shëruara 7847

Raste Aktive 5415

Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT/ 131 raste të reja me koronavirus

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas