Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese raporton ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që nga 824 testime të kryera ka patur 132 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 95 persona janë shëruar.
Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë nga të cilët 16 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78