Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

3 vite në kërkim të Alvinit/ Flet për Mapo, gazetari Taulant Kopliku

by ro ot
08/11/2019
in Aktualitet, Kryesore, Media
0

Alessia Selimi

Portretin dhe historinë e 11-vjeçarit Alvin Berisha, tashmë e njeh çdo shqiptar. Megjithatë ka ende shumë gjëra që nuk dihen. Janë detaje rrenqethëse, që i tregon për gazetën “Mapo”, në këtë intervistë ekskluzive, ai që e zbuloi i pari djaloshin e braktisur në kampin sirian, gazetari Taulant Kopliku.



Sot, Alvini ka mbërritur në Romë, për t’u bashkuar me të atin. Iu largua luftës dhe ferrit në Siri. Operacioni i shpëtimit, i kryer nga Gjysmë Hëna dhe Kryqi i Kuq, u udhëhoq nga vendi fqinj, Italia. Përmes një postimi dje në “Facebook”, ku shihej një foto e vogëlushit në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Lleshaj, kryeministri Edi Rama e cilësoi megjithatë, “bashkëpunëtore të ngushtë”.

Po të rikthehemi pas në kohë, rasti i Alvin Berishës u bë publik pikërisht nga një emision investigativ italian, “Le Iene”, pasi ishte përballur me kërkesën e Afrim Berishës, për të rënë në gjurmët e të voglit të tij. Papritur, do të gjendej një zë shqiptar brenda kësaj historie. Taulant Kopliku ishte i pari që njohu italianët dhe shqiptarët me fizikun dhe portretin e dërrmuar të 11-vjeçarit, falë reportazhit të realizuar brenda kampit famëkeq “Al-Hol”.

“Një 11-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë bombardimeve ruse në Baghouz, fortesa e fundit e ISIS-it. Vogëlushi për pesë vite ka jetuar në Siri, bashkë me nënën dhe burrin e saj, një xhihadist shqiptar nga Maqedonia, tashmë të dy të vrarë gjatë bombardimeve. I larguar nga shtëpia në moshën 6-vjeçare, ai ka harruar thuajse krejtësisht shqipen dhe flet vetëm arabisht. Me vështirësi tregon se si për disa javë pas rënies së Baghouz, ka lëvizur me këmbën plagë sa në një fshat në tjetrin…”-shkruante gazetari në fund të muajit shtator.

Taulant Kopliku rrëfen sot rrugëtimin e tij të vështirë, ku prevalon ndjeshmëria, për faktin e të qenurit vetë baba i tre fëmijëve. Gazetari nuk ngurron të komentojë rolin dhe reagimin e qeverisë shqiptare për rastin e Alvin Berishës, duke mos kursyer shuplakat ironike. E megjithatë, duket se preferon të tregohet mirënjohës përpara kontributit të medias dhe opinionit vendas.

-Taulant, si u njohët me Alvin Berishën?

Ka më shumë se tre vite që pas një kërkese drejtuar redaksisë së “Le Iene” nga Afrim Berisha, babai i vogëlushit Alvin, ne kemi udhëtuar drejt Turqisë për t’u vënë në gjurmët e të voglit. Kemi kaluar atje katër ditë, por pa arritur rezultate konkrete. Ishim në Suruç, një rajon kufitar me Sirinë, dhe më pas kemi shkuar vetëm disa qindra metra larg kufirit, pranë qytetit Kobane. Por, luftimet e ashpra që bëheshin atje, na detyruan të ktheheshim mbrapa. Ishte krejt e pamundur për ne t’i hynim një aventure kaq të rrezikshme për të risjellë Alvinin, atëherë 8-vjeçar.

-Ju iu drejtuat kampit “Al Hol” në fund të muajit shtator. Publikuat një shkrim të titulluar: Reportazh nga Ferri-Pagesa e Marrëzisë. A ndiheshin brenda kampit realisht flakët e ferrit?

Situata në kamp ishte katastrofike në të gjitha format e mundshme. Mungesë ushqimi, mungesë higjiene, mungesë uji të pijshëm shpesh herë, dhe mbi të gjitha rrezik për jetën në çdo moment. Imagjinoni 70 mijë persona në një kamp të mbyllur, shumë nga të cilët pjesë e batalioneve femërore të ISIS. Nëse hyni në kronologjinë e lajmeve nga “Al Hol”, do të gjeni thuajse çdo javë lajme kronike për vrasje me thika apo djegie tendash. Vetëm pak ditë përpara mbërritjes tonë në kamp, një grua shtatzënë ishte qëlluar nga një grup grash xhihadiste. Nisur nga dëshira për të parë të tjerë fëmijë shqiptarë, unë kërkova të kontaktoja dy fëmijët e familjes Dumani, Evën dhe Endrin, por kërkesa m’u refuzua sepse nuk ishte e shkruar në email-in që kishim dërguar paraprakisht tek autoritetet kurde. Përgjatë atyre orëve në kamp, pamë një numër të madh grash dhe fëmijësh, dhe nga dëshira për të takuar shqiptarët, sa herë që shkëmbehesha me ta, i flisja shqip. Për fat të keq, nuk mora asnjëherë përgjigjen që doja.

-Para pak ditësh, përpara se të mundësohej lirimi i Alvinit, ju deklaruat përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se brenda një lajmi të keq ekzistonte edhe një i mirë, sikurse ishte vendosja e 11-vjeçarit brenda kampit nën kujdesin e “Save The Children”. Mirëpo, organizata e mohoi diçka të tillë përmes një deklarate për mediat. Çfarë mund të thoni për këtë përplasje?

Diku tjetër, menjëherë pas përgjigjes që “Save The Children” i dha Top Channel-it nëpërmjet një emaili, jam shprehur që nuk është kohë përgënjeshtrimesh. Burimi im thoshte ekzaktësisht atë që kisha shkruar, pra që Alvin ndodhej në kampin “Al Hol” nën kujdesin e “Save The Children”. Unë nuk kam ndërmend të nxjerr burimet e mia, të cilave i besoj verbërisht dhe e di që nuk më thonë gënjeshtra. Ky diskutim u mbyll me një përgënjeshtrim që sidoqoftë nuk e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve të mëpasme.

-Çfarë roli pati sipas jush qeveria shqiptare në lirimin e Alvin Berishës nga kampi famëkeq?

Le të mos merremi shumë gjatë me rolet dhe meritat në këtë lajm vërtetë të mirë për të gjithë ne që jemi afeksionuar pas kampionit të vogël. Unë di të them që ka patur një super angazhim nga qeveria italiane dhe personat e specializuar për operacione të tilla. Të tjerat pastaj janë copëza që thjesht pasurojnë historinë. Do ishte mirë sikur këto foto “rambosh” që u shpërndanë gjerësisht nëpër rrjete sociale, të mbeteshin një kujtim i bukur personal për secilin nga ata që ishin në Bejrut, në pritje të përfundimit të operacionit. Gjithsesi, kjo nuk heq meritat e secilit që bëri të mundur dërgimin e të voglit pranë babait dhe dy motrave.

Taulant, si e komentoni ju reagimin e palës shqiptare pas publikimit të rastit në fjalë?

Ne e publikuam rastin me idenë dhe shpresën e madhe që qeveria shqiptare do të ndërhynte për ta risjellë Alvinin në shtëpi. Ishim të vetëdijshëm se qeveria ka në kamp edhe më shumë se 30 “Alvin” të tjerë, por meqenëse rasti u bë mediatik dhe opinioni shqiptar dhe italian arritën deri aty sa të hapin peticione online, menduam se qasja e autoriteteve tona do të ishte disi e ndryshme. Personalisht u zhgënjeva nga reagimet zyrtare që e quanin tepër të vështirë kthimin e Alvinit. Ditët kalonin dhe historia e këtij kampioni të vogël rrezikonte që të fshihej nga memoria e njerëzve. Për këtë u mendua nga redaksia “Le Iene”, të vendosej në faqen e emisionit në FB, një numërim i ditëve që kalojnë pa sjellë Alvinin. Kjo, por edhe iniciativat e shumë politikanëve lokalë si në rajonin e Lombardisë apo Ligurias, në një farë mënyre vunë nën presion qeverinë italiane, e cila e mori seriozisht çështjen. I njëjti seriozitet u vu re edhe në Shqipëri nga mediat dhe opinioni që e mbajtën gjatë gjithë kohës “të ndezur” çështjen. Nuk mund të na bëhej dhuratë më e mirë, ndaj personalisht i jam mirënjohës çdo gazetari të angazhuar. Më pas erdhi edhe takimi Conte-Rama në Romë, që mesa duket vulosi përfundimisht fatin e Alvin Berishës.

/Mapo.al

Tags: Alvinalvin berishaflet gazetarikamplirimSiritaulant koplikuvogelushi shqiptar

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Lironi edhe fëmijet e Bulqizës, siç bëtë me Alvinin

Lironi edhe fëmijet e Bulqizës, siç bëtë me Alvinin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In