Aktualitet

3 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt, Ina Zhupa: Asnjë fajtor






               Publikuar në : 11:55 - 07/08/19 |
mapo.al

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar tre vjetorin e vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Zhupa akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj për këtë krim, më tej shkruan se Fusha sh.p.k qëndron e paprekur në krye të Bashkisë.


“Erion Veliaj me 16 Qershor 2016 vizitoi landfillin e Sharrës duke e promovuar si sukses kontraktimin e një kompanie nga Bashkia Tiranë që do të kryente riciklimin e mbetjeve, Veliaj gjithashtu premtoj që kushtet e punës janë të modernizuara dhe bëri thirrje për punësim të sa më shumë njerëzve në landfill”, thotë Zhupa.

Postimi i plotë
Sot 3 vjet nga vrasja e Ardit Gjoklajt! Asnjë fajtor! Veliaj mbush me miliona Fusha sh.p.k dhe qëndron i paprekur në krye të Bashkisë.

Erion Veliaj me 16 Qershor 2016 vizitoj landfillin e Sharrës duke e promovuar si sukses kontraktimin e një kompanie nga Bashkia Tiranë që do të kryente riciklimin e mbetjeve, Veliaj gjithashtu premtoj që kushtet e punës janë të modernizuara dhe bëri thirrje për punësim të sa më shumë njerëzve në landfill .

Rreth 2 muaj më vonë me 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklajt ju shkaktua vdekja nga një ekskavator i kompanisë gjatë punës në landfill, viktimës ju gjend veshur uniforma me mbishkrimet “Bashkia Tiranë”. Arditi ishte punësuar në impiantin e riciklimit me shpresën se do të mblidhte paratë e nevojshme për të blerë librat e shkollës, pa rënduar familjen.

Familjarët e 17-vjeçarit të vdekur dhe punonjësit e kompanisë “3R” sh.p.k tregojnë se fëmijë, gra dhe burra u punësuan në shkelje të ligjit dhe u shfrytëzuan në mungesë të kushteve të punës dhe sigurisë në landfillin e administruar nga Bashkia e Tiranës.
Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, asokohe drekonte në lokalet e Tiranës me Veliajn duke treguar qartë anshmërinë e tij në dhënien e drejtësië.

Dosja u mbyll pa fajtor! Veliaj shpëtoi!Ndërkohë pazarin e tyre e paguajmë nga buxheti jonë, me taksat tona pasurojmë Fusha shpk!

Mos flisni për reformë në drejtësi kur vrasësi i Arditit është i lirë! #drejtesipërArditin


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas