Sot bëhen tre vite nga votimi në parlament i ndryshimeve kushtetuese që çuan në atë që njihet si Reforma në Drejtësi. E para që kujtoi këtë datë është Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Përmes një postimi në facebook, ambasada tregon se si reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Po ashtu, ambasada ka nxitur qytetarët që të japin opinionin e tyre.
Por tashmë kur kanë kaluar 3 vite dhe shqiptarët duket se janë skeptike për realizimin e kësaj reforme.
“To good to be true!” shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shkruan: “Videon do e kemi kujtim të një ëndrre të bukur!”
Por pse qytetarët nuk u besojnë më premtimeve se reforma do sigurojë barazi para ligjit?
Ata e kanë shpjeguar vetë, në komentet në faqen e ambasadës së SHBA-ve në facebook; Për tre vite, vendi ka mbetur pa Gjykata të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese; Vetingun nuk e kanë kaluar vetëm gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, siç pretendon ambasada. Ata shkruajnë se nuk kanë parë deri më sot asnjë zyrtar pas hekurave dhe se korrupsioni vetëm është rritur.
Më poshtë disa prej komenteve