Aktualitet

30 mjekë nga Shqipëria nisen sot për në Bergamo, do të luftojnë koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 28/03/20 |
mapo.al

30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo pasditen e sotme për të mbështetur Italinë në situatën e emergjencës ndaj koronavirusit.


Siç raporton Corriere, mjekët do të mbërrijnë në aeroportin e Romës por do të veprojnë në të gjithë qytetin e Bergamos, ku do të transferohen.


Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio.


Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.


Sipas burimeve të Corriere Della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.

Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndësishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas