30 persona janë helmuar sot në Bulqizë, raportohet në media.
Personat në fjalë kanë marrë serum në Qendrën Shëndetësore të Shupenzës, ndërkohë që po vazhdojnë të shkojnë edhe persona të tjerë nga gjithë zona, nga Gjorica, Hoshaten, Shupenza.
Mjekët kanë deklaruar për mediat se nuk e dinë nga ka ardhur helmimi dhe se pacientët janë paraqitur nga zona të ndryshme.
Ndërsa banorët dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Kujtojmë se një ditë më herët janë paraqitur në spital rreth 20 persona që kanë pasur simptoma helmimi.
Ndërsa rreth një vit më parë po në Bulqizë u raportuan helmimi i rreth 100 personave nga uji i pijshëm, më poshtë artikulli.
LEXO EDHE: