Përgjimet e publikuara dy ditë më parë në të cilat një nga trafikantët e arrestuar Taulant Haxhiraj ka kryer bisedë telefonike me , Gjergji Kohila, dhe me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në përgjim thuhet se Policia merr për lejen 30% të prodhimit dhe pagesa nuk bëhet në para, por me “gjëra”.
Gazetari Artan Hoxha I ftuar në “Opinion” ka shpjeguar se përse policët e kërkojnë pagesën me “gjëra” dhe jo me para.
“Ka 2 pagesa për policët e korruptuar. E para ishte për rrënjë që paguhej që në fillim, pra po themi 50 euro për rrënjë, por ti mund të preferoje të mos e merrje po rrënjë, por të merrje prodhimin në fund.
Kur i thotë ai më ka dhënë 80 kg ia ka lënë policia. Problemi që kishin trafikantët tanë në 2017 vjet që e shisnin ishte se duhet të bënin 3 rrugë 1 ishte për policinë. Tani pse policia nuk I merrte për rrënjë por preferonte ato gjërat që thotë ai. Sepse nga një bimë kanabis prodhohen nga 300 gr në 1 kg. Pra 1 kg kur shitet në Itali i shkon çmimi në mbi 1000 euro. Ai nuk paguan gjë për transportin se paguan tjetërkush. Janë disa magazine të mëdha që u kapën dhe unë duhet ti kujtoj këtu magazinat ku u kapë 12 ton. Aty ka qenë gjysmë për gjysmë. Gjysma ishte e dy grupeve kriminale dhe gjysma tjetër dyshohej të ishte e policisë,” tha Hoxha.