Aktualitet

30 qershori/ Ambasada gjermane dhe britanike thirrje politikanëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 28/06/19 |
ro ot

Ambasada gjermane dhe ajo britanike kanë reaguar sot për 30 qershorin. Ato theksojnë se politikanët duhet të ulen sa më parë në dialog. Po kështu bëjnë thirrje që të hetohen sa më parë krimet zgjedhore që kanë ndodhur në të shkuarën, duke patur mesa duket parasysh cfare doli nga publikimi i përgjimeve ne gazeten Bild.





Ambasada gjermane:


Duke patur parasysh Vendoret e ditës së diel, datë 30 qershor, u bëjme thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.




Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.


Ambasada britanike


Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt. Çdo formë nxitje e dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë demonstrata paqësore që mbështetnin valën demokratike dhe ne nxisim dhe parime të njëjta që duhen ndjekur edhe më 30 qershor.

Ne u kërkojmë udhëheqësve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike.

Vetëm nëpërmjet bisedimeve, Shqipëria mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në zhvillimin e një gjykate kushtetuese dhe të kryejë reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

 

 

 

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas