Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur në një takim në selinë blu me drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë situata politike dhe zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar. Takimi mes Bashës dhe Glover ka zgjatur rreth 60 minuta.
Takimi i Bashës me Glover vjen një ditë pasi ky i fundit priti në takime të ndara të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Sakaq zyrtarja e lartë e OSBE pati dy ditë më parë një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Presidenti Ilir Meta e zhdekretoi datën e zgjedhjeve 30 qershor, për shkak të situatës politike që po kalon vendi, por mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama nuk hoqën dorë nga fushata elektorale duke shkuar drejt zgjedhjeve më të pazakonta që janë zhvilluar ndonjëherë.