Aktualitet

30 qershori/ KQZ hap 11 kuti në Bashkinë e Lezhës






               Publikuar në : 08:53 - 12/07/19 |
mapo.al

KQZ ka vendosur të hapë sot (e premte)  kutitë e 11 Qendrave të Votimit në Bashkinë e Lezhës. Përfaqësuesit e PS në KQZ mbështetën ankesën e Eduard Ndocajt, i cili konkurroi përballë Pjetin Ndreut në Lezhë, pavarësisht se për 3 ditë me radhë rrëzuan ankesat e Bindjes Demokratike për hapjen e kutive në disa bashki ku kishte dyshime për manipulime.


PS propozoi që nëse manipulimi me votat faktohet, atëherë do të ketë ndjekje penale për komisionerët e përfshirë.

Por duket se kjo është një lëvizje e PS-së për të treguar se procesi zgjedhor dhe më pas puna e KQZ-së, është brenda një normaliteti dhe kuadrit ligjor. Kur në fakt dihet që KQZ tashmë është totalisht nën ndikimin politik dhe se 30 qershori nuk ishte ditë zgjedhjesh, por thjesht votime në 61 bashki, ku në gjysmën prej tyre nuk kishte kandidatë rivalë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas