Aktualitet

30 qershori në pikëpyetje, Gjykata Kushtetuese e merr në shqyrtim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 29/01/20 |
Nga Armand Maho

Akti i Gjykatës Kushtetuese për të nisur shqyrtimin e çështjes së ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit, mund të sjellë një zhvillim të fortë në aktualitetin politik në vend. Padia e bërë nga shoqata e bashkive kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit






Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e përfaqësuar nga kryetarja Voltana Ademi, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Sipas raportimit në media, trupa prej 3 gjyqtarësh, ka vendosur për kualifikimin e dosjes, ndërkohë që në këtë fazë pra në filtrin e parë të Gjykatës Kushtutese janë rrëzuar rreth 52 cështje. Avokati Jordan Daci, i cili përfaqësson dhe shoqatën e Bashkive në këtë procces shprehet se në padi, është kërkuar shpallja si antikushtetues i proccesit të 30 qershorit. “Në rast se gjykata vendos në favor të kërkesës sonë atëherë i gjithë procesi në 61 bashkitë e vendit shpallket antikushtetues”, tha Daci në një prononcim për MAPO. Kërkesa e shoqatës së Bashkive është bazuar kryesisht në dekretin e Presidentit të republikës së datës 5 qershor, me arsyetimin e ndalimit të mundësisë së zgjedhësve për të votuar më shumë se një kandidat në 50 përqind të bashkive të vendit, fshehtësinë e votës, si dhe regjistrimin jashtë afateve të përcaktuara në ligj, të Partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit.


<
>
Shoqata shoqata1 shoqata2 shoqata3 shoqata4 shoqata5 shoqata6 shoqata7

Dokumenti në PDF-Kliko këtu







Dekreti
Më datë 5 qershor, vetëm disa ditë pasi kishte filluar fushata elektorale Presidenti I Republikës Ilir Meta, shfuqizoi dekretin e nëntorit 2018, për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, atë të 13 tetorit 2019, pra rreth pesë muaj më pas. Kushtetuta e republikës ja njeh të drejtën presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve, por mazhoranca nuk pranoi të zbatonte dekretin e Metës, megjithëse pas disa ditësh ky i fundit hyri në fletoren zyrtare. Në kulmin e debatit juridik dhe politik, Rama deklaroi se zgjedhjet do të zhvilloheshin më 30 qershor, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e politikës u deklarua pro dekretit të Presidentit. E vetmja që mori pjesë në zgjedhje nga partitë opozitare ishte ajo e Astrit Patozit, e cila megjithatë nuk mundi të nxirrte më shumë se 30 kandidatë në të gjithë vendin nga 61 që bashki. Më datë 30 qersshor elektorati i majtë, iu drejtua kutive , duke pasur në 50% vetëm një mundësi zgjedhje në fletën e votimit. Parimi i fshehtësisë së votës u shkel, pasi ishte e dukshme se në të paktën 30 bashki dihej se për kë e kish hedhur votën zgjedhësi. Nga ana e saj KQZ, megjithëse duhej të kish zbatuar dekretin e presidentit, vazhdoi punën për përgatitjen e zgjedhjeve dhe jo vetëm kaq. Megjithëse në fund, u vu re qartë votimi në grup, apo në procesverbale, firma nga e njëjta dorë, apo raportime për presione në të gjithë vendin, sërish ajo ccertifikoi zgjedhjet e pa drekretuara, të cilat në raportin e ODHIR u cilësuan sit ë papranueshme.




Gjykata
Por çfarë ndodh me çështjen në Gjykatë Kushtetuese? Sërish ky organizëm nuk mund të marrë vendime në rast se numri i anëtarëve nuk ka arritur në gjashtë nga nënte antarë të zgjedhur që është dhe minimum për të zhvilluar një seancë. Deri më tani antarë të gjykatës kushtetuese janë katër. Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Elsa Toska, dhe Marsida Xhaferllari. Por rëndësia qëndron në faktin se filtrin e parë, nuk e kalojnë shumë ccështje në këtë gjykatë. Siç e thamë dhe më lart, deri më tani janë 52 çështje që janë rrëzuar pa u marrë në shqyrtim nga ky organizëm, dhe të vetmet që kanë kaluar janë kushtetueshmëria e zgjedhjeve dhe çështja e Teatrit Kombëtar. Pavarësisht se shqyrtimi, dhe më pas vendimi i kësaj çështje do të kërkojë kohë ( me përjashtim të rastit kur me konsesus të vendoset për plotësimin e vendeve vakante), sërish interesi është i lartë pasi flitet për një ngjarje të paprecedent të historinë e pluralizimit shqiptar, atë të zhvilimit të zgjedhjeve nga një parti e vetme, dhe injorimin që institucionet e administratës zgjedhore i bënë dekretetit të Presidentit Meta. Në rast se gjykata e gjen në shkelje të kushtetutës zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, atëherë ato do të duhen të përsëriten, dhe natyrisht harta nuk do jetë ajo që është sot.



Morali i rrënuar i zgjedhjeve pa kandidat
Moralisht zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë. Edi Rama, jo vetëm I zhvilloi vetëm ato, pa garë e pa rival pa marrë parasysh dekretin e president, por nuk pati as mirësinë të zgjidhte në krye të tyre njerëz me integritet nga thesi i anëtarësisë së PS-së. Të dënuar për vjedhje, trafik droge, fallsifikime e përdorim dhune janë vetëm disa nga Sot janë së paku tre bashki të vendit pa kryetarë. Në tre të tjera ccështja i ka kaluar prokurorisë për verifikim. Vetëm pak ditë më parë një kryetar Bashkie I një prej zonave më të varfra të vendit nga ana sociale, por më të pasura nga nëntoka, u shfaq duke thithur kokainë në një nga lokalet e kryeqytetit. Vetë Edi Rama, nuk ka thënë ende një fjalë për këtë shfaqje të turpshme të të zgjedhurit të tij, ndërsa eksponentë të PS-së nxituan ta paraqisnin si një problem personal.

Në fakt është më shumë ccështje publike se personale. Ai njeri ka në dorë hallet e një pupulli të tërë, dhe të marrësh vendime nën efektin e narkotikëve nuk është më një çështje dhe aq personale. Nuk e dimë se si mund të ndjehen ata fëmijë që punojnë tërë ditën në pirgjet e kromit, për të marrë as dhjetë përqind të vlerës që kryetari i bashkisë së tyre e thith me hundë. Megjithëse, PD ka deklaruar se në sitë janë dhe 17 kryetarë të tjerë bashkish, kjo sërish është evtëm maja e ajsbergut e asaj ccfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 30 qershorit. Mos harrojmë se këshillat bashkiakë, janë në dorë të vetëm një partie, vetëm të një kryetari. Janë të shumtë ata që nën petkun e këshilltarit fshehin një të shkuar të errët të tyre. Parlamentet vendore jnë mbushur me individë që sdihet se nga vijnë, dhe janë aty për vetëm për të ngritur dorën. Një deformim i tillë i pushtetit ndodhte vetëm në kohën e diktaturës me frontet demokratike apo komitetet ekzekutive. Prandaj ripërsëristja e zgjedhjeve locale, dhe jo vetëm eshtë bërë një kërkesë jetike e kohës. Amoraliteti dhe antikushtetueshmëria janë një vijë e cila vështirë se dallohet. Amoraliteti dallohet qartë tek të zgjedhurit e 30 qershorit, por dhe antikushtetueshmëria dallohet po aq qartë, natyrisht për atë që “ka sy të shikojë, dhe vesh të dëgjojë” siç i pëlqen të shprehet kryeministrit.

Kërkesa e Ademit
Kryetarja e Shoqatës së Bashkive, por dhe kryetarja në detyrë e BAshkisë Shkodër Voltana Ademi e ka depozituar kërkesën e saj në që më 17 korrik të vitit të kaluar, kur në gjykatën kushtetuese kishte mbetur vetëm Vitore Tusha. Që prej 2017-ës kjo gjykatë është jashtë funksionit për mungesë antarësh dhe mosplotësim të kourumit të nevojshëm për të zhvilluar sencat. “Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit. Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar: Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve; Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore”, do të deklaronte Ademi.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas