Aktualitet

30 qershori/ PS nis sot fushatën, prezantohen 61 kandidatët









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 01/06/19 |
mapo.al

Pasditen e sotme socialistët do të çelin zyrtarisht fushatën elektorale. Mitingu do të zhvillohet te Parku Olimpik i Tiranës duke nisur nga ora 16:00. Mësohet se socialistët nuk do të zhvillojnë një fushatë euforike dhe me risi si në zgjedhjet e shkuara, kjo edhe për shkak se këto zgjedhje janë të paprecedenta, me opozitën që i ka bojkotuar ato. Në plot 35 bashki socialistët nuk kanë rivalë, por edhe në 26 të tjera, kandidatët rivalë janë të pavarur ose nga Bindja Demokratike, një parti kjo e formuar rishtaz vetëm pak javë më parë.



Çelja e fushatës elektorale nga PS është konceptuar si një prezantim i kandidatëve dhe jo paraqitje e forcës mbështetëse që gëzon kjo forcë politike ndryshe nga fushat e shkuara. Për të folur në çeljen e kësaj fushate janë zgjedhur kandidatët të cilët do të garojnë në ato bashki që janë qeverisur nga PD dhe LSI.


Në fjalët e tij kryeministri Edi Rama pritet të rikthesojë se për socialistët këto zgjedhje janë një bast që duhet fituar përballë PD dhe LSI të cilat nuk marrin pjesë në zgjedhje, por kanë deklaruar se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.

Lexo edhe :  Analiza e BIRN – Mapo Nesër: Rama 16-fishoi pasurinë në 15 vjet



Socialistët nuk i përjashtojnë incidentet në ditët e votimit, por si zgjidhje nëse në qendra caktuara do të pengohet, votimi ato do të përsëriten disa javë më pas. Përmes një qarkoreje të brendshme dërguar shtabeve elektorale ato u porositën të dokumentojnë me foto dhe video të gjithë ata të cilët do të tentojnë të bllokojnë vullnetin e qytetarëve për të votuar.



Shanset për dialog nga sot janë gjithnjë e më të pakta. Edi Rama shkroi letrën e shtatë, por nuk i drejtohej Lulzim Bashës. Kreu i qeverisë e kishte shkruar atë për demokratët. Ndërsa nga ana tjetër, Lulzim Basha fton shqiptarët në protestën e nesërme në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, e shtata kombëtare që prej 16 shkurtit.


LEXO EDHE:

Rama letër të 7 publike: Jo për Bashën, për demokratët

VIDEO/ Basha fton shqiptarët nesër në protestë: Asnjë hap pas

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas