Aktualitet

“30 Qershori”, Rama shpërblehet nga KQZ me afro 500 milionë lekë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:14 - 29/07/19 |
ro ot

Nga votimet e 30 Qershorit, Edi Rama dhe PS nuk përfituan vetëm kontrollin e gjithë bashkive në vend, por dhe një shumë të mirë parash. Afro 500 milionë lekë (të vjetra) do të jetë “shpërblimi” i Partisë Socialiste për rezultatin e arritur në votimet pa garë.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur shpërndarjen e fondit prej 650 milionë lekësh për fushatën lokale, dhe rezulton se PS, veç 408 milionë lekëve që kishte marrë paraprakisht, do të marrë dhe 90 milionë të tjera. Por, selia rozë nuk është e vetmja që do të përfitojë fonde shtesë. Bashkë me të janë dhe 7 parti të tjera.


Partia “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit nuk mori bashki, por 23 këshilltarë, kesisoj do të perfitojë 16 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit. Mes partive që do të kenë fond shtesë është Demokracia Sociale e Pakal Milos, si dhe Socialdemokratët e administruar nga Tom Doshi.


Por 28 parti të tjera duhet të kthejnë pas paratë në KQZ, pasi kanë marrë vota më pak se në zgjedhjet e shkuara.



Etiketa: , , ,

Pas