Politika

30 Qershori/ Voltana Ademi: Do të ndjekim vetëm rrugë institucionale






               Publikuar në : 18:51 - 20/07/19 |
mapo.al

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” u shpreh se për paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit nuk flet vetëm opozita dhe qytetarët, por flet edhe raporti i OSBE/ODIHR. Ademi theksoi se: “Raporti i OSBE/ODIHR nuk flet për zgjedhje më 30 Qershor, por e hap fjalën apo shqyrtimin e procesit zgjedhor duke thënë se qytetarëve të Shqipërisë nuk iu dha mundësia të zgjedhin. Është një çështje që vazhdon të rëndohet. Mesazhet e njerëzve janë të forta, sidomos në protestat e më parshme.”


Sipas saj mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë çështje është rruga institucionale.

“Gjithmonë duhet të shohim një dritë në fund të tunelit. Gjykata Kushtetuese është një institucion që duhet ta bëjë këtë. Nuk e kemi funksionale por mendoj se ne kemi qenë në momentin e duhur edhe pas konfirmimit të OSBE/ODIHR, dhe nga të gjithë jursitët që diskutojnë për problematikën e kësaj gjykate, është i vetmi institucion që merr vendime për këto çështje të pazgjidhura. Do të dojë kohën e vet. E shoh të gjatë, por është mënyra që ne duhet të ndjekim në mënyrë insitucionale sido që të shkojnë gjërat.”-tha Ademi.

Voltana Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri kur qytetarët shkodranë të zgjedhin të lirë të zgjedhurit vendorë.

“Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4-vjecar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetua parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurrent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje.

Ne nuk po flasim për t’u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesim. Përfaqësim i denjë, unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës.” u shpreh Ademi.

 

 


Etiketa: , ,

Pas