Aktualitet

30 vite PD në Kurbin, të kujtohemi për qendrestarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:42 - 16/01/21 |
Elton Laska

Është fakt që Partinë Socialiste sot e ka marrë peng #Rilindia, e cila emëron nga koordinatorët deri tek ministrat. Partisë Demokratike, ashtu si në vitet 1990 edhe sot i lind detyra të luftojë diktaturën e Rilindjes që po e kthen Shqipërinë në një parajsë për pak oligarkë dhe në një ferr për 2.5 milionë shqiptarë.





Të flasësh për bëmat e Rilindjes, nuk mjafton një natë e gjatë dimri e nuk dua të zgjatem, pasi sot dua të them dy fjalë zemre për demokratet e demokratët e ndershëm të Kurbinit, në këtë përvjetor të 30-të të themelimit të Partisë Demokratike, dega Kurbin.


16 janari duhet të jetë nje ditë reflektimi dhe nderimi për të gjithë ata djem dhe vajza, që i dhanë shpirt e jetë Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për të kontribuar për Shqipërinë.




Demokratët e thjeshtë, janë zemra e forca e Partisë Demokratike dhe ne që kemi patur fatin dhe mundësinë të japim kontributin tonë në strukturat drejtuese, nuk duhet ta harrojme kurrë se nga vijmë, ku do të shkojmë dhe kush na mbështet në rrugëtimin tonë.


Shumë prej nesh mund ta ketë harruar emrin e ndonjë kryetari apo aktivisti, që PD-ja e ka parë si hambar, por asnjë prej nesh nuk i harron kurrë ata demokratë qendrestarë, që s’u tunduan para asgjëje, për ta braktisur këtë forcë që u themelua për të bër ndryshimin në Shqipëri.

Lexo edhe :  "Ndryshimi, çështje ditësh"- Basha në Kurbin: Më 25 prill kthehet shpresa

Të gjithë elita e sotme e PD-së, më shumë se kurrë ka nevojë të takojmë e të diskutoje me demokratë, themelues e qendrestarë, të këshillohemi me ta, pasi dëshira dhe forca jonë për të kontribuar në Partinë Demokratike, duhet gërshetuar me përvojën dhe shpirtin e atyre demokratëve kurbinas, që gjithë shqiptarëve u kanë dhënë leksione burrnie dhe dinjiteti.

Në këtë artikull të mirënjohjes nuk do të ndalem në emra, se janë shumë dhe nuk do ia falja vetes të harroja asnjë prej tyre.

16 janari nuk është vetëm dita e themelimit të Partisë Demokratike në Kurbin, por është dita kur ne më shumë se kurrë, duhet të kthejmë sytë nga demokratët e bazës, që janë krenaria jonë.

PD nuk ka nevojë për krimin për të ardhur në pushtet, por i duhet vetëm bashkimi i demokratëve e shqiptarëve të ndershëm, që së bashku bëhen forcë e pandalshme për integrimin e mireqenien e Shqipërisë.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas