Aktualitet

30-vjeçari gjendet i mbytur në Durrës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 15/08/20 |
mapo.al

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu u gjet rreth 100 m në det pa shenja jete ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.


Policia raporton se nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e mbytjes së 30-vjeçarit.


Saktësisht ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Portoromano’.


Njoftimi i Policisë:


Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas