Një person është plagosur këtë mbrëmje me armë zjarri në Rrogozhinë.
Mësohet se A.H., 30 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur në momentin e vetëplagosjes.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.