Kryetari i Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin ‘Rrënja e Pulias’ në ceremoninë përkujtimore të eksodit shqiptar drejt Italisë 30 vite më parë.
“Kryeministri Rama nuk e pëlqen retorikën, e di që po e bezdis, do të thotë po flet si shumë Mikele. Ja pse unë sot do ti them të gjitha këto, të kam ndjerë afër, duke i qëndruar popullit pranë pandemisë.
Ti e njeh këtë rajon, si pak të tjerë, e njeh mënyrën tonë të të qënit, ti sikurse e the ndihesh një pjesë e këtij komuniteti, ashtu si ne ndjejmë Shqipërinë.
Nuk ta thamë më parë, por kemi një suprizë të vogël, çmim që i jepet puliezëve. Po ia japim një puliezi por me nënshtetësishqiptare. Rrënja e Pulias, nëse do ta pranosh, nëse do të mbrosh tokën time, përveç tëndes. Motivi është ky në emër të afërsisë mes Pulisë dhe Shqiptarëve.
Çmimi është i madh por është për përmasat e tua, në masën tënde. Duke pasur parasysh dhe emrin e tij, ka të bëjë me një rrënjë. Ky është emri i artistit dhe kjo është rrënja e Pulias. Faleminderit dhe për dashurinë që na ke dhënë gjithmonë”, u shpreh Emiliano.
Në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio tha se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.