‘Qytet Studenti’ ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, e ndërsa pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t’u akomoduar në hotele.
Të hënën është akomoduar grupi i parë në Shëngjin, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.
Në Shqipëri janë strehuar në total 607 afganë, rreth 300 prej tyre ishin strehuar te Qytet Studenti, ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në Durrës dhe në Shëngjin.