Aktualitet

300 euro personi – Ndihmonin klandestinët për të kaluar kufirin, 4 të arrestuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:53 - 08/04/21 |
mapo.al

Katër persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi u kanë dhënë ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, kundrejt fitimit. Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Rrezja 1” u vunë në pranga:





Xhulian Dyrmishi, 29 vjeç
Romeo Dyrmishi, 23 vjeç
Jorid Muceku, 22 vjeç
Eralb Koliqi, 21 vjeç, të katërt banues në Durrës. Ndërsa, në kërkim u shpallën 40-vjeçari A. S., 40 dhe S. K., 32 vjeç, të dy banues në Durrës.


Katër të rinjtë, në bashkëpunim edhe me G. S. dhe A. D., që janë arrestuar më 28 shtator të 2020, ndihmonin në mënyrë të organizuar shtetas të huaj me origjinë nga vendet e treta për të kaluar kufirin.

Lexo edhe :  U plagos me thikë, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Gjirokastër



Ata i transportonin nga Korça drejt Tiranës duke u marrë 250-300 euro për person. Pas hetimeve, rezulton se grupi në kohë të ndryshme kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.


Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas