Aktualitet

300 kg kokainë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit: S’kisha dijeni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 18/06/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit Nazif Ajroski, i cili u arrestua nga policia pasditen e sotme në portin e Durrësit pasi u kap duke transportuar 300 kg kokainë.






Burime bëjnë me dije që ai të jetë shprehur se nuk ka pasur dijeni se në kamion kishte lëndë narkotike duke theksuar se merret vetëm me transportin e hekurit. “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në kamion”, është shprehur ai.


Lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit të ndaluar këtë pasdite në port, pjesa më e madhe është gjetur ne serbator. Tashmë autoritetet policore po bëjnë kontrollin e imtësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka sërish lëndë narkotike të fshehur brenda tij.







Gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë, ku skaneri ka pikasur se brenda kamionit që kishte ardhur tranzit nga Maqedonia dhe do të nisej drejt Italisë ka pasur diçka të jashtëligjshme. Pas kontrollit të detajuar është gjetur lënda narkotike.

Lexo edhe :  Durrës/ 40-vjeçarja gjendet e pajetë brenda një makine të parkuar, dyshimet


Tashmë hetuesit po bashkëpunojnë me homologët maqedonas për të zbardhur detaje të tjera në lidhje me kompaninë që transportonte hekurin dhe rrjetin e transportit të lëndës narkotike.



LEXO EDHE:

Kokaina në Durrës me logot “Dior”, “Chicago Bulls” dhe PSG

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas