Policia greke ka goditur një tjetër bandë që merrej me trafikimin dhe shitjen e kokainës në Athinë.
Në pranga ranë 5 shtetas shqiptarë dhe 3 grekë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 greke dhe 1 shqiptar tjeter.
Drejtues i organizates thuhet se ishte nje shqiptar 35-vjecar, emri i të cilin nuk bëhet me dije.
Operacioni policor u krye në zona te ndryshme te Athines ku u kryen arrestimet dhe kontrollet e banesave.
Janë sekuestruar 2 kg 104 gram kokaine, 48.5 gram marijuane, 5 makina, 3 motorre, 55.810 euro, 1 pistolete me 2 krehera, 41 fisheke, 2 peshore, 20 celulare.
Fitimi nga shitja e kokaines se sekuestruar llogaritet ne 300.000 euro.