Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranë, Elisabeta e Imeraj shoqëruar edhe me kreun e Policisë së Tiranës zbuluan sot detaje të operacionit të madh të ditës së djeshme dhe të sotme me 31 të arrestuar. Mes të arrestuarëve janë edhe ish-kryetaret e komunave ne Farkë dhe Kashar, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia sie dhe vartësit e tyre.
Gjatë fjalës së saj, Imeraj tha se hetimi nisi që më datë 27 nëntor duke marrë dokumentacionin e nevojshëm për zbulimin e shkeljeve që çuan të shpalljen e pabanueshme apo të dëmtuara të 124 banesave dhe 25 institucioneve.
“Prokuroria ka hetuar në disa drejtime siç është evidentimi dhe identifikimi i plotë i autoreve me detyrë në instituconet shtetërore që kanë lëshuar dokuemntacionin për dhënien elejeve dhe kolaudiumin e ndërtesave”, tha Imeraj duke shtuar se është marrë në konsideratë kolaudimi i çdo ndërtese të shpallur të pabanueshme.
“Gjetja e situatave në shkelje ka çuar në arrestimin e personave me akuzën e shpërdorimit të detyrës”, vijoi ajo duke theksuar se janë konstatuar edhe të dhëna fiktive në dokumentacionin përkatës të godinave.
Imeraj theksoi se kanë hetuar nëse ndërtuesit kanë zbatuar apo jo detajet e projektit.
“Këto janë arsyet që kemi kryer arrestimet gjatë ditës së djeshme”, theksoi Imeraj.
Ndërkohë, kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha se kanë mbështetur prokurorinë në hetimet e saj.
Lexo edhe:
Detajet/ 40 urdhër-arreste për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit