Aktualitet

31 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, më shumë në Tiranë, Durrës dhe Fier





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 06/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar statistikat e koronavirusit në Shqipëri. Nga 31 persona që kanë humbur jetën, 18 kanë vdekur në Tiranë, 6 në Durrës, 3 në Fier, 2 në Shkodër dhe nga 1 në Vlorë e Kukës.


Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë thotë se ka kryer 9531 teste, ku 832 persona kanë rezultuar pozitivë


Statistikat e koronavirusit deri në 6 Maj


Teste të kryera 9531
Raste pozitive 832
Raste të shëruara 595
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen Covid 19 në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore. Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll“, – tha sot zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

 

Lexo edhe:

12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 832 të infektuar në total


Etiketa:

Pas