Aktualitet

326 mijë të infektuar, Rusia pret rritje të vdekjeve nga COVID-19








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 22/05/20 |
mapo.al

Rusia njoftoi sot se pret një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në maj, ndërsa përgëzoi stabilizimin e epidemisë së koronavirusit të ri në vendin e dytë më të prekur prej tij.


“Pritet të kemi një rritje të konsiderueshme të treguesve të vdekshmërisë në maj”, tha zëvendëskryeministrja ruse, Tatiana Golikova.


“Asnjëherë nuk e kemi fshehur situatën e vdekshmërisë në Rusi”, shtoi ajo, duke theksuar se vendi e përcakton shkakun e vdekjes së qytetarëve të saj në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të formuluara nga OBSH.


Sipas shifrave zyrtare të publikuara në një raport, në krahasim me Europën Perëndimore dhe SHBA-në, vdekshmëria, që i atribuohet drejtpërsëdrejti koronavirusit, mbetet relativisht e ulët në Rusi, me 3 249 viktima për më shumë se 326 000 raste të zbuluara.


Megjithatë, në këtë raport, Rusia llogarit vetëm vdekjet shkaku i parë i të cilave është koronavirusi, pas autopsisë, ndërkohë që vendet e tjera përfshijnë në shifrat e tyre pothuajse të gjitha vdekjet e pacientëve të testuar pozitivisht.


Etiketa: , ,

Pas