Aktualitet

33-vjeçarit nga Elbasani i sekuestrohet pasuria 700 mijë euro







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:14 - 24/07/19 |
mapo.al

Një 33-vjeçari nga Elbasani i është sekuestruar pasuri me vlerë 700 mijë euro. Pasuritë si 1 apartament, truall me sipërfaqe 5000 m2, i ndërtesë 200 m2 dhe një automjet, janë në pronësi të M.K. Sekuestrimi është bërë gjatë operacionit të koduar “Invest” ku Policia dhe Prokuroria e Elbasanit pretendojnë se pasuria është siguruar përmes veprimtarisë kriminale. Pas marrjes në shqyrtim të dosjes nga Prokuroria, Gjykata e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive.


Njoftimi i Policisë
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar ” Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,


Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:



-1 apartament me sipërfaqe 350 m2


-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.


-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove. Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi. Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal“.


Etiketa: , , ,

Pas