Kryesore

“339”/ Apeli liron 5 nga komisionerët e arrestuar për vjedhjen e votave








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:46 - 07/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga qelia 5 nga 8 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2017 të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.



Pesë komisionerë kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie kurse 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg.


Nga 20 të arrestuar, pasi dy rezultonin të vdekur, janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg.




Ishte SPAK që në fund korriku lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.



Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit.

Lexo edhe :  LSI prezanton programin për Durrësin: Do ndërtojmë zona të lira ekonomike

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas