Në 6 ditët e para të procesit të vaksinimit në vendin tonë, janë vaksinuar 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid-19.
Numri i të vaksinuarve bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook. Kreu i qeverisë premton se javë pas jave ritmi i procesit, do të rritet gradualisht.
“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës anti-Covid në qendrën e vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, – shkruan Rama.
Risjellim në vëmendje se pas bluzave të bardha do të vaksinohen kundër Covid-19 policët dhe të moshuarit.