Aktualitet

37 vite në total – GJKKO jep dënimet për 4 antarët e grupit të “Habilajve”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:50 - 18/05/21 |
mapo.al

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimet për grupin e Habilajve, anëtarët e të cilit janë dënuar për disa vepra penale si trafik droge, grup të strukturuar.






Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Nazer Seitaj është dënuar me 9 vite burg.


Po me 9 vite burg janë dënuar edhe dy anëtarë të tjerë të grupit, shtetasit Fatmir Minaj dhe Meridian Sulaj.





Ata dënohen gjithsej me 37 vite burg.



SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.



Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme por nga gjyqtarë të caktuar nga gjykata e Tiranës dhe rretheve.

2


Etiketa: , ,

Pas