Kronika

370 kg kanabis me kamionçinë drejt Maqedonisë së Veriut, policia publikon videon dhe jep detaje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:13 - 06/08/20 |
mapo.al

DIBËR – Një sasi prej 370 kg kanabis është hapur në doganën e Bllatës. Policia kufitare e Dibrës bën me dije se lënda narkotike u gjet në dyshemenë e një kamionçine me logo mobilerie dhe targa AA 450 YE.


Kamionçina drejtohej nga 26 vjeçari Florian Alimani banues në fshatin Gjoricë e poshtme. Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.


Automjeti po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.


“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine Narkotikëve në DVP Dibër, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut” – njofton policia.


Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , , ,

Pas