Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku duket se iu jep përgjigje zërave që thone se për të është sezoni fundit si futbollist.
Por mbetet të shihet nëse Ibrahimoviç do të jetë vitin e ardhshëm tek Milan apo do të përzgjedhë një destinacion tjetër.
”Pra ti mendon se unë kam mbaruar. Që karriera ime do përfundojë së shpejti.
Ti nuk më njeh mua. Askush nuk besoi tek unë, prandaj unë duhet të besoja tek vetja. Disa njerëz donin të më thyenin, por thjesht më bënë më të fortë. Të tjerë donin të më përdornin, por më bënë më të zgjuar.