Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

380 milionë dollarë për viktimat e abuzimit seksual

by mapo.al
15/12/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Sport
0

Beteja ligjore mes Federatës Amerikane të Gjimnastikës dhe qindra viktimave të abuzimit seksual nga ish-mjeku i përfaqësueses amerikane të gjimnasikës Larry Nassar, përfundon me një marrëveshje prej 380 milionë dollarësh.

Por lufta për ndryshime thelbësore brenda organit drejtues kombëtar të këtij sportit sapo ka filluar.

Një gjykatë federale në Indianapolis miratoi të hënën marrëveshjen midis Federatës Amerikane të Gjimnastikës dhe Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-ve dhe më shumë se 500 viktimave, në një prej skandaleve më të mëdha të abuzimit seksual në historinë e lëvizjes olimpike amerikane.

Mbi 90% e viktimave kishin votuar në favor të marrëveshjes paraprake të arritur në shtator. Ajo marrëveshje parashikonte 425 milionë dollarë dëmshpërblim, por një marrëveshje e modifikuar prej 380 milionë dollarësh u miratua me kusht nga gjykata. Më shumë se 300 viktima u abuzuan nga Larry Nassar, me viktima të tjera të abuzuara nga individë të lidhur me Federatën amerikane të Gjimnastikës në disa role.

Vlerësimi financiar është vetëm një pjesë e ekuacionit. Një sërë dispozitash jomonetare do t’i bëjnë viktimat pjesë të Federatës së Gjimnastikës. Dispozitat përfshijnë një vend të dedikuar në Komitetin e Sportit të Sigurisë të organizatës, Këshillin e Shëndetit dhe Mirëqenies së Atletëve dhe bordin e drejtorëve, si dhe një analizë të plotë të kulturës dhe praktikave brenda Federatës amerikane të Gjimnastikës, që lejuan abuzuesit si Larry Nassar të veprojnë të pakontrolluar për vite me rradhë.

“Individualisht dhe kolektivisht, të mbijetuarat kanë ecur përpara me guxim për të mbrojtur ndryshimin e duhur në këtë sport,” tha presidenti i Gjimnastikës së SHBA Li Li Leung në një deklaratë pas miratimit të marrëveshjes. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me to, dhe me të gjithë komunitetin e gjimnastikës, për të siguruar që mbi të gjitha të vazhdojmë t’i japim përparësi sigurisë, shëndetit dhe mirëqenies së sportistëve dhe komunitetit tonë”.

Qindra vajza dhe gra kanë thënë se Larry Nassar i ka abuzuar seksualisht nën maskën e trajtimit mjekësor, kur punonte për Federatën e Gjimnastikës në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, ku stërviten atletët olimpikë.

Ai u shpall fajtor nga gjykata federale për krime pornografie me fëmijët, përpara se të deklarohej fajtor në gjykatën shtetërore për sulme seksuale ndaj gjimnasteve femra. Ai u dënua në vitin 2018 me 40 deri në 175 vjet burg.

Rachael Denhollander, e cila në vjeshtën e vitit 2016 ishte gruaja e parë që bëri publik abuzimin seksual në duart e Nassarit, tha se dispozitat ishin një pjesë thelbësore në procesin e arritjes së marrëveshjes.

“Çështja nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me ndryshimin”, tha Rachael Denhollander për agjencinë Associated Press në një intervistë telefonike. “Bëhet fjalë për një vlerësim të saktë të asaj që shkoi keq, në mënyrë që ky sport të jetë më i sigurt për gjeneratën e ardhshme”.

Rachael Denhollander ka qenë një nga viktimat më të zëshme ndaj Larry Nassar-it, që nga fillimi i skandalit. Ajo tha se ishte e rëndësishme të miratohen procedurat ligjore në mënyrë që gratë të mund të ecin përpara me jetën e tyre dhe të marrin ndihmën që u nevojitet.

“Realiteti është se sa më gjatë të vazhdojë kjo histori, aq më e vështirë është për të mbijetuarat,” tha ajo. “Shumë nga këto gra, nuk kanë qasje ndaj kujdesit mjekësor, pa një marrëveshje. Ne duhej ta balanconim këtë realitet me kohëzgjatjen që po merrte çështja. Ne menduam se ishte në interesin më të mirë të të gjithëve që ta pranonin këtë zgjidhje … në mënyrë që të mbijetuarat të merrnin njëfarë drejtësie.”



JU SUGJEROJME

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
Revista

Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit

30/01/2023
Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
Revista

Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë

30/01/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Next Post
Asnjë viktime nga Covid, vetëm 16 raste të reja në Kosovë

Testimet u rritën, por rastet e reja me Covid ranë sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In