Aktualitet

“385 vdekje nga Covid në 6 javë”-Berisha: Rama ka bllokuar INSTAT për të dhënat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:29 - 16/02/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për “Tempora” në RTV Ora, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.






Sipas tij, qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë bllokuar INSTAT të publikojë të dhënat e vdekjeve nga Covid-19.


Berisha shtoi se, vetëm në 6 javët e fundit, vendi ka patur plot 385 vdekje nga pandemia.







Sipas të dhënave të INSTAT, të bëra publike nga revista “Monitor”, Shqipëria rënditet e para në botë pas Meksikës dhe Perusë për vdekjet e tepërta gjatë pandemisë deri më 31 dhjetor. INSTAT fakton se, Shqipëria gjatë vitit 2020 pati 6049 vdekje më shumë se gjatë vitit 2019 dhe se mesatarja e viteve 2015 dhe 2019. Sot treguesi i vdekjeve të tepërta është treguesi më i besueshëm, më kryesor për vlerësimin dhe ndjekjen e trajektores së pandemisë.




Lexo edhe :  Basha me dorë të hekurt, përjashton përgjithmonë Berishën nga PD dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit

Deri në atë periudhë, sipas publikimeve të “The Economist” të dates 6, Meksika dhe Peruja ishin vendet kishin vdekshmërinë më të lartë se Shqipëria, ndërsa në periudhën janar-shkurt të këtij viti Edi Rama ka bllokuar INSTAT për publikimin e të dhënave“.



Sonila Meço: Duhej të dilnin në 12 shkurt të dhënat e 3 mujor.

Sali Berisha: Asgjë nuk ka dale dhe nuk ka për të dalë. Gjatë këtyre 6 javëve, të dhënat qeveritare, të cilat janë faktuar, të paktën 5-6 herë më të vogla se realet, tregon se Shqipëria ka patur në 6 javë nga Covid-19 385 vdekje.

 

1


Etiketa: , ,

Pas