Mapo Letrare

Poezi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 19/07/20 |
mapo.al

Abide Gashi


 


E ftohtë më je pranverë


 


Ky muaj blerimi, i bukur si ne kur ishim bashkë,

Por i ftohtë, me një diell që ndrin aq zbehtë,

Ashtu si zemra ime, që u ftoh padashur,

Sepse ky muaj, solli ndarjen për ne, këtë jetë.

 

Sot lulet e prillit, më duken të vyshkura në tërësi,

S`janë lulet e freskëta, kur ti më dhuroje në tufa,

Këtë datë të mallkuar, ato po kalben shpirtit,

Nga shiu i lotëve, që mblidhet gjatë në tuba!

 

Sot kam marrë në dorë, fotografinë tënde,

Ia fshij pluhurin e mallit, me nostalgji,

Me lot në sy të sodis, duke të shikuar me ëndje,

Duke i fërkuar sytë, e rrudhosur që qajnë për ty!

 

Fushat e mia, sot janë ujitur me shi,

Nga retë e mbledhura, pa ty kohë të gjatë,

S’ ka diell që t’i ngrohë, sërish n`këtë agoni,

Sepse qielli, më është errësuar përmbi kokë!

 

Jam e pafuqishme, s’ngrihem, s’më mbajnë këmbët,

Të vij tek varri, aty ku u ndamë së fundi herë,

Dhe nga ethet e mallëngjimit, më kërcasin dhëmbët,

E ftohtë, e ftohtë, më është kjo pranverë me diell!

 

Sot mundohem të flas, me ty sikur atëherë,

Por ti s’më dëgjon, sesi malli çdo ditë më mbytë,

Mundohem shiun, ta kthej tërësisht në diell,

Por kot, s’arrij, se retë ma zunë kudo atë dritë!

 

18 prill 2019, Mitrovicë

 

 

Xheladin A. Çitaku

 

Udhëve tona

 

Në stacionin e pritjes e zumë kohën

në sediljen e një intervali të saj u ulëm,

në ngazëllime e halle, qarkuam botën

veç totemit të dashurisë, iu përkulëm.

 

*

Ecëm, herë u ndalëm, me hapin e matur

vështrimin vigjilentë përreth e ngulëm,

shpirtërat bëmë një, nën qiellin e hapur

dhe pranë kurorës së erosit u përkulëm.

 

*

Erëra të ngrohta, në vete na mbështollën

si vello fluturuese, nganjëherë si pelerinë,

dallgët e marramendjes, që pastaj i sollën

përjetimet mahnitëse, që falin lumturinë.

 

*

Nëpër rrugët tona, ne dhe koha brodhëm

si ujëvarë e ftohtë a si magmë e prushëruar,

e farërat e dashurisë, anës tyre i mbollëm

që mbinë virtyte, si në kopështin e bekuar.

 

*

Shtegëtuam në udhët, që vet i zgjodhëm

a fati i zgjodhi, për ne, krejt rastësisht

frutat e ëmbëla anës tyre i mblodhëm

që jeta kish kultivuar, aq mrekullisht.

 

 

Shpresa Dhima

 

Dashuri dhe lotë

Atë natë mes yjesh
Shkruajta tonën dashuri

Në sytë e mi, ishin sytë e tu
Unë dhe ti ishim dy

Në zëmër trokiste jona dashuri
Flisja unë, flisje dhe ti

Yjet, Hëna na ndriçonte
Mes dallgëve të dashurisë

Dhe unë ti fala të gjitha
Zëmër, trup, e shpirtë

Dashuria fliste…
Me sytë e shpirtit tim

E koha fluturoj si era
Kaloi si një re, dhe kujtimet i rrëzoi

Lotin dotë se fsheha
Me pikat e lotit emrin tëndë shkrova

Zëmra humbet në një rrugë të zbrazët
Këtë rrugë s’e gjenë dot asnjë

Ndaj në këtë rrugë po u ktheve
Bëhu diell e rrezet lësho

Zjarrin ndizë brënda saj
Shkrije atë akullnajë

Kthehu në yllnesë, e bëjë dritë
Unë dhe ti sërish të jemi dy..!

 

 

Elisabeta Gockaj

 

Mendimin tim si ta përkund

 

Më tremb…më tremb mendimi im,

Më futë ethet, llahtarin,

Kur shoh për qarke perëndim,

Mbrëmjen e heshtur që më përpin.

 

Paçka se dita kaloi e qet,

Djelli nuk dogji e s’dolën ret,

Kjo natë erdhë e zezë sterr,

Gjysma e vdekjes krahët i nxjerr.

 

Në lufte me të…të mos më mund,

Mendimin tim si ta përkund!

Me ngre biruc, më çonë xhelat,

Paçka se bota me sheh rehat.

 

Nuk ka gjykatës nuk marr dënim!

nuk ka pages për pafajsin.

I trëmbem veç mendimit tim,

Litarëve që tjerr për drejtësin.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas