Aktualitet

4 ditë para zgjedhjeve, Tabaku: Mbështetje masive për PD-në në Sauk














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 21/04/21 |
mapo.al

Zona e Saukut, që i përket Njësisë nr 2 në kryeqytet, është reshtuar në krah të Partisë Demokratike dhe kandidates për deputete, Jorida Tabaku. Në një takim me qindra qytetarë, Tabaku tha se banorët e kësaj njësie e kanë vuajtur për 8 vjet me radhë mbi kurriz keqqeverisjen dhe e kanë kuptuar se kjo qeveri i ka mashtruar për qëllime elektorale, ndërsa nga ana tjetër i kanë besuar programit të Partisë Demokratike






Ajo u kërkoi pjesëmarrësve në takim që më 25 prill të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre, pasi këto nuk janë zgjedhje mes politikanësh, por kohë vendimtare për t’i dhënë fund një qeverie që s’ka punuar për njerëzit dhe për të zgjedhur një qeveri që qytetarët i ka në fokusin e saj.


Tabaku tha se një qeveri që punon për të gjithë është e vetmja mënyrë për të kthyer shpresën në një vend, ku një grup njerëzish u kanë vjedhur qytetarëve të sotmen dhe të ardhmen.





Më tej, kandidatja e PD u shpreh se Sauku ka bërë gjithnjë ndryshimin dhe se angazhimi familjeve të kësaj zone që reflektojnë energji e gëzim, janë shembulli më i mirë i fitores më 25 prill.



1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas