fbpx

Sport

4 gola dhe spektakël nga anglezët, ndeshje rrezikon të pezullohet





               Publikuar në : 22:32 - 14/10/19 |
mapo.alm

Anglia ka shënuar katër gola në pjesën e parë ndaj Bullgarisë. Skuadra e Southgate nuk kishte asnjë problem në fushën e lojës, por shumë urrejtje jashtë saj.


Në shkallët e stadiumit janë dëgjuar vetëm thirrje raciste teksa tifozët ballkanas kanë përqeshur lojtarët me ngjyrë të Tre Luanëve duke bërë si majmunë.



Arbitri i ndeshjes ka ndalur dy herë ndeshjen duke parandaluar organizatorët, por situata nuk ka ndryshuar.


Pas fërshëllimës që sinjalizoi fundin e pjesës së parë, kapiteni bullgar Ivelin Popov ka shkuar drejt tifozëve duke debatuar me ta.

Ndeshja rrezikon të pezullohet nëse thirrjet vazhdojnë edhe në pjesën e dytë.


Etiketa: , , , , ,

Pas