Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

4 kandidatura në garë – zbardhet debati në mbledhjen e Kryesisë së PD

by mapo.al
24/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Mbledhja e djeshme e Kryesisë së Partisë Demokratike është përfshirë nga debate mes anëtarëve. Lulzim Basha, kryetari aktual preferoi të mos merrte pjesë duke e deleguar detyrën e tij tek anëtarët e tjerë.

Ndërkohë që në mbledhje nga 9 emra, 4 u skualifikuan për shkak se nuk përmbushnin një nga kriteteret e vendosura nga Komisioni Zgjedhor: Nuk ishin anëtarë të PD.



Debatet përfshinë mbledhjen, për shkak të garimit të emrave. Anëtarët vendosën përjashtimin e Ibsen Elezit për shkak të sulmit që i ka bërë PD në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë që është diskutuar nga anëtarët edhe largimi nga gara i Agron Shehajt dhe Edith Harxhit. Kreshnik Çollaku kërkoi përjashtimin e Shehajt ndërsa Enno Bozdo të Harxhit. Ka qenë Albana Vokshi ajo që ka kërkuar mbajtjen e tyre në listë.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Janë kontrolluar dhe nuk janë as anëtarë te listave aktive dhe tek ajo joaktive. Nuk janë simpatizantë. Le ta hedhim në votim (4 kandidatët skualifikohen me votë unanime).

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se duhet të jetë në garë Basha, Kadilli dhe Harxhi. Nuk mendoj se ka vend për persona të cilët mendojnë më shumë për promovimin e tyre politik. Nuk mund t’i japim zë një njeriu për marketing politik. Duhet që të ketë platformë, duhet të ketë ide. Ibseni ka dashur gjithmonë të shkatërrojë PD-në, duke e sulmuar nga matanë gardhit.

Enno Bozdo: Unë nuk jam dakord që në garë të jetë Edit Harxhi, sepse nuk ka ndonjë kontribut të veçantë në garë.

Albana Vokshi: Përse të mos jetë Agroni dhe Editi? Ne jemi Partia Demokratike dhe jemi të hapur. Nuk duhet që të krijojmë armiq kot.

Gazment Bardhi: Ok, atëherë do të mbajmë vetëm këtë short: listën me 4 kandidatët.

Florion Mima: Kjo mbase është mbledhja e fundit që unë marr pjesë. Nuk kam asnjë interes. Por unë mendoj që në garë të jenë që të 4 kandidatët e le të fitojë ai që ka më shumë mbështetje nga anëtarësia.

Jorida Tabaku: Parimisht jam dakord që të jetë lista me 4 kandidatët. Por ne nuk mund të vendosim kandidatë njerëz që kanë momentet e lavdisë në TV. Cilësia e kësaj gare do të tregojë cilësinë e partisë nesër dhe ne duhet te sigurohemi që ka gjithëpërfshirje.

Dhurata Çupi: Edhe unë mendoj se duhet t’i përfshijmë të 4 në garë. Nëse në mesin e tyre ka pasur njerëz që kanë hedhur gurë ndaj PD-së, ne duhet t’u tregojmë të kundërtën. Ndaj, mendoj se duhet të jenë të 4 në garë. Duhet të jemi parimorë.

Jemin Gjana: Nëse bazohemi në historikun e garës në Partinë Demokratike, atëherë mund të them se në garën e PD-së ka pasur kryesisht nga dy kandidatë. Madje ka pasur raste edhe me 1, por ne nuk do ta bëjmë si historia e Maqo Lakrorit.

Enkelejd Alibeaj: Për mua 3 kandidatura janë ok. Editi edhe pse s’ka bërë shumë për Partinë Demokratike, mendoj se në Këshillin Kombëtar nuk ka qenë penguese, ka votuar. Nuk mendoj se duhet ta përjashtojmë.

Grida Duma: Kjo kryesi ka detyrë jo të gjykojë sjelljet e askujt, por të shqyrtojë kriteret dhe një seriozitet të staturës së kandidatëve. Ç’ka do të thotë, statura e tyre duhet të ketë një minimum të figurës publike kombëtare, veç kritereve konkrete të tjera./ Panorama

Tags: agron shehajdebateEdit Harxhifatbardh kadillikryesia e pdLulzim Bashazgjedhjet ne pd

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Eksplozivi në Shijak, në shtëpinë e drejtuesit të PD! Emri (Foto)

Iu vendos tritol në banesë, drejtuesi i PD në Shijak: Ku dyshojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In