Aktualitet

4 korriku, si pjesë e jetës tonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 04/07/20 |
Nga Alban Zeneli

4 korriku ka hyrë natyrshëm në kalendarin e festave tona. Është ndjesi e mirë kur sheh shoqërinë dhe njerëzit që urojnë aleatin më të çmuar, Shtetet e Bashkuara, me mënyrat e tyre.


Ky entuziazëm real, i vërtetë, dëshmon se në genin tonë jemi mirënjohës për një mik, që edhe pse larg gjeografikisht na është gjendur afër në momentet më të vështira të historisë.


Kjo na afron edhe më shumë si kombe. Me kënaqësi e vërej këtë, dhe si një nga qytetarët e këtij vendi dhe si përfaqësues, uroj sot miqtë dhe partnerët tanë për ditën e pavarësisë.


Sa më e fortë, e qëndrueshme dhe e pasfidueshme demokracia amerikane, aq më e madhe garancia që vlerat e saj të rrezatojnë e të eksportohen kudo në botë.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas