Katër mësues në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, kanë rezultuar me Covid-19. Arsimtarët kanë rezultuar pozitivë pas testimit të bërë nga ana e mjekëve epidemiologë të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë.
Hetimi epidemiologjik po vijon ende, ndërkohë që nuk ka një vendim për pezullimin e mësimit. Qarku Dibër ka aktualisht 59 qytetarë të infektuar me Covid-19.
Një ditë më parë u konfirmuan 132 raste të reja me koronavirus, 4 viktima dhe 55 të shëruar.