Kryesore

“4 muaj masash në plehra”/ Virusi rikthehet në Veneto, vatra kryesore vjen nga Ballkani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:49 - 03/07/20 |
mapo.al

“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”. Këto ishin fjalët e guvernatorit të Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditët e fundit nga 0.43 në 1.63.


Vatra të shumta po dalin përditë në këtë rajon, nga të parët që u godit nga pandemia në javët e para të vitit, ndoshta edhe më herët.


Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia, vend ku kishin një degë.


Ai bashkë me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i infektuar me koronavirus.


Por në mënyrë të papërgjegjshme, personi ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje.

Dy ditë më vonë, simptomat e para, temperaturë, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje. Testimi del pozitiv. Mjekët i kërkojnë të shtrohet në spital por sipërmarrësi refuzon dhe mbyllet në shtëpi, deri sa gjendja e tij përkeqësohet dhe shtrohet në reanimacion.

Një veprim që ka skandalizuar autoritet e Venetos, saqë guvernatori Zaia ka deklaruar se do miratojë një rregullore që parashikon se kush refuzon shtrimin në spital mund të merret me forcë nga autoritetet ligjzbatuese për t’u kuruar.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas