Aktualitet

4 njerëz kanë vdekur dhe të tjerë kanë përfunduar në spital pasi pinë higjenizues duarsh








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 06/08/20 |
mapo.al

Njerëzit po sëmuren, madje edhe po vdesin pasi po pijnë higjenizues duarsh. Kështu ka bërë të ditur Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA (CDC). Katër njerëz kanë vdekur nga kjo gjë dhe të tjerë kanë pasur kriza ose dëmtim të shikimit.


Higjenizuesit e duarve tani i gjejmë kudo dhe janë të dobishëm për sa i përket pastrimit të duarve gjatë periudhës së pandemisë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet të gëlltitet.


Përgjatë muajve maj dhe qershor 15 të rritur në Arizona dhe New Mexico u shtruan në spital për shkak të helmimit nga metanoli, pasi konsumuan higjenizues duarsh me bazë alkooli.


Nuk dihet një arsye e qartë pse njerëzit pijnë higjenizues duarsh, por një nga arsyet mendohet të jetë fakti që mendojnë se në këtë mënyrë mbrohen nga koronavirusi, gjë që është e gabuar.



Burimi: CNN


Etiketa:

Pas